Tension në ndeshjen e titullit në Kosovë, përleshen tifozët e Dritës me të Prishtinës

Nuk mund të mungonte tensioni në ndeshjen finale të Superligës kosovare ku dy skuadra, Prishtina dhe Drita, diskutojnë titullin kampion.

Ndeshja është duke u luajtur në Pejë, ku ka patur dyndje të madhe të tifozëve.

Sipas asaj që raportojnë mediat kosovare, afër stadiumit “Shani Haxhiislami”, ka pasur një përleshje mes dy tifozervie, ku 3 persona janë arrestuar menjëherë.