FOTO/ Era Istrefi shfaqet në krah të Ronaldinjos. Çfarë po planifikojnë?

Disa ditë më parë, u bë publik lajmi se këngëtarja Era Istrefi do të këndojë himnin e Botërorit 2018. Ky është një lajm shumë i mirë për të gjithë shqiptarët, pasi për herë të parë, dikujt nga vendi jonë i është besuar një detyrë kaq e rëndësishme. Pas publikimit të këtij lajmi, Era Istrefi së fundmi ka publikuar një foto me legjendën e futbollit Ronaldinho.

Teksa ajo po merret me xhirimet e klipit, mesa duket pjesë do të jetë edhe ish-futbollisti legjendar i Brazilit. “Shumë e gëzuar të takoj Ronaldinho-n sonte”, shkruan Era në foton e postuar.