Juventusi me ofertë për Juan Bernat

Juan Bernat nuk po kalon momentet e tij më të mira te Bayern Munichu.

Mbrojtësi spanjoll ka pasur shumë problem të luaj gjatë këtij edicioni me trajnerin Jupp Heynckes.

Pas largimit të Carlo Ancelottit, reprezentuesi spanjoll ka qenë thuajse gjatë gjithë kohës në bankën rezervë.

Kjo gjendje e ka revoltuar atë që ka kërkuar largimin e menjëhershëm nga Munichu.

Juventusi duket se do të jetë skuadra e ardhshme e mbrojtësit të majtë nga Spanja.

Mediat italiane kanë raportuar se Juventus ka bërë një ofertë fillestare prej 10 milionë eurove.

25-vjeçari gjithashtu është duke u kërkuar edhe nga Atletico Madrid dhe Paris Saint Germain.

Ende nuk ka ndonjë përgjigje nga Bayerni nëse kanë pranuar ofertën e Zonjës së Vjetër për lojtarin.

Kontrata e Bernatit me Bayernin skadon në verën e vitit 2019.