Audio-përgjimi / Prokuroria kërkon ndihmën e një laboratori të huaj për ekspertizën…

Prokuroria e Krimeve të Rënda do të kërkojë ndihmë nga jashtë për t’I bërë ekspertizën audio-përgjimit tashmë të publikuar ku shfaqet Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Mësohej se materiali do të dërgohet jashtë vendi në një laborator të specializuar për t’iu nënshtruar ekspertizës mbi autencitetin e tij, por edhe për të provuar nëse zëri që dëgjohet është ose jo i Agron Xhafajt. Organi i akuzës ka regjistruar zërat e Agron Xhafajt dhe Albert Veliut.

Paraprakisht Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, kanë deklaruar me bindje se video nuk është autentike, madje për këtë i referohen një laboratori të huaj, por pa përmendur se cili është ai

Agron Xhafaj ka depozituar në Prokurorinë e Tiranës një kallzim penal ndaj zyrtarëve të Partisë Demokratike që bënë publik audio përgjimin, por dosja ka kaluar tek Krimet e Rënda, të cilat kanë nisur një hetim krzesisht lidhur me këtë material.

Prokuroria e krimeve të rënda pas publikimit të audio përgjimit regjistroi procedimin penal kryesisht për trafik droge. Pas sekuestrimit të materialit audio në selinë e partisë demokratike  oficerët pyetën për më shumë se 6 orë Albert Veliun ose të njohur ndryshe si “dëshmitari X”.

Prokuroria ka kërkua dhe marrjen në pyetje të deputetëve të partisë demokratike të cilët bënë publik audio përgjimin ndërsa deklarimet e tyre pritet të zhvillohen të hënën.