Familja Mbretërore Britanike, falenderime në gjithë botën për ata që ndoqën martesën e Princit Harry me Meghan

Familja Mbretërore ka falënderuar ata që udhëtuan për në Windsor për të ndjekur martesën e Princit Harry me Meghan Markle.

Mijëra njerëz u rreshtuan përgjatë rrugëve për të parë çiftin në ditën e tij të madhe, ndërkohë që shumë më tepër po e ndiqnin atë në televizion nga të gjithë anët e globit.

Festimet e dasmës përfunduan me një darkë në dhe fishekzjarre në Frogmore House, pranë kështjellës Ëindsor.

Dyqind miq të Harry dhe Meghan dhe të familjes morës pjesë në mbrëmjen e organizuar nga Prici Charles.

Çifti nuk do të largohet menjëhërë pas dasmës për muajin e mjaltit, pasi ka vendosur të qëndrojë në Britani njëhërë për njëhërë/SYRI.NET.

"Falenderime për të gjithë atë që erdhën në Windsor dhe të gjithë ata që e ndoqën nga Mbretëria e Bashkua, Komnuelthi dhe gjithë bota. Urime edhe njëhërë për të sapomartuarit, Dukën dhe Dukëshën e Sussex-it."