Lista/ Jo vetëm Guri, Panucci na surprizon me një tjetër emër

Kombëtarja shqiptare do të luajë pas disa ditësh dy ndeshje miqësore.

Kuqezinjtë do përballen fillimisht me Kosovën më 29 maj, ndërsa më 3 qershor do sfidojnë Ukrainën e drejtuar nga Andrij Shevçenko.

Në këto dy ndeshje, trajneri Panuçi do të ketë mundësinë të shohë nga afër gjendjen e lojtarëve të tij.

Risia e listës kësaj here është Sindrit Guri, shkodrani që Kukësi e shiti te klubi belg i Oostende për shifrën e 710 mijë eurove.

Megjithatë, mësohet se ekipit do i bashkohet edhe një tjetër emër surprizë.

Fjala është për Rei Manajn i cili aktualisht është pjesë e Granadës në Spanjë.

Golat e shënuar me Shqipërinë U21 kundër Sllovakisë kanë bërë që Manaj të kthehet me kombëtaren e madhe dhe Panuçi t'i japë një shans të ri.