Ledina Çelo shpërthen ndaj gazetares shqiptare: Është ‘vyshkur’ prej kohësh

Këngëtarja Ledina Çelo edhe pse prej disa vitesh është shkëputur nga skena muzikore dhe nga Shqipëria, ajo vazhdon të hap debat. I fundit është me gazetaren Iva Tiço.

Në Instastory, Ledina Çelo ka publikuar përgjigjen që i ka dhënë një fansi. Ky i fundit i ka shkruar këngëtares duke i treguar për një bisedë me gazetaren e njohur, Iva Tiço.

Mesazhit të gjatë të fansit, këngëtarja i është përgjigjur kështu: Mos u shqetëso i dashur, kjo është një gazetare e vyshkur, që i ka ikur treni me kohë.