E vërteta do t’ju ndjekë kudo! Nuk e vrisni dot!

Një nga “argumentet” e Ramës që merret e rimerret, përsëritet e recitohet përmendsh nga ai vetë por edhe nga papagallët, kukullat ruse apo manekinët e paaftë të Rilindjes që dalin në konferenca shtypi dhe ekranet e televizioneve të klientelës, është akuza ndaj të VËRTETËS. Është beteja kundër të VËRTETËS.

Fajin e ka opozita dhe kundërshtarët që shkojnë nëpër botë dhe i tregojnë të VËRTETËN për realitetin shqiptar partnerëve tanë ndërkombëtare. Sepse e VËRTETA nuk thuhet jasht shtëpisë! Opozita ja ka thënë të VËRTETËN kancelares Merkel?! Opozita ja ka thënë të VËRTETËN Presidentit Makron?! Opozita me të VËRTETËN ka mashtruar deputetët gjermanë, hollandezë, danezë se ata nuk dinin asgjë për Shqipërinë?! Dhe duke mësuar të VËRTETËN ata janë kundër hapjes së negociatave.  

Prandaj e VËRTETA duhet sulmuar. Duhet dhunuar. Duhet agresuar. Duhet persekutuar. Duhet linçuar. Duhet degdisur. O po madje duhet vrarë, o po vrarë fare që të mos ekzistojë se na pengon të hapjen negociatat. Nuk ka lejon të marrin nën kontroll drejtësinë!

Të gjithë rilindësit janë sulur nëpër ekrane dhe sulmojnë opozitën si shkaktare të qëndrimeve të Merkelit, skepticizmit të Makronit, të kundërshtive të Hollandës me argumentin se opozita po e pengon hapjen e negociatave duke ju treguar partnerëve ndërkombëtare të VËRTETËN.

Cilën të VËRTETË?

Të VËRTETËN për korrupsionin e Ramës dhe të ministrave të tij. Po mirë kush ja tha OSBE që Rama zotëron një pasuri 200 milion euro të fshehur në llogari off shore në emër të të vëllait? Kush? Opozita ja tha dhe OSBE e besoi? Po FMN-së kush ja tha se PPP po destabilizojnë borxhin? Po Bankës Botërore kush ja tha se nga emigrimi Shqipëria do të katandiset me 850 mijë banorë pas disa vjetësh?

Të VËRTETËN për lidhjen e Ramës dhe të qeverisë së tij me krimin dhe kriminelët. Opozita i kishtë dënuar deputetët e vendosur nga Rama në listën e tij? Po si mund të kishte ndikuar në sistemet gjyqësore opozita që deputetët e Ramës të dënoheshin në Itali, Belgjikë, Holandë, Gjermani, e tjerë dhe të pastaj të ndërronin emrat për tu fshehur. Po përse opozita është përgjegjëse për kapjen e grupit të Habilajve që akuzohen për trafik droge dhe armësh nga autoritetet ligjzbatuese italiane? Po përse opozita ndikoi që emri i Tahirit të dilte nga përgjimet e shërbimeve dku do të evidentoheshin lidhjet me familjet mafioze? Po përse opozita e mori vendimin për dënimin e Agron Xhafajt me 7 vjet e 2 muaj burg?

Të VËRTETËN për kultivimin e kanabisit dhe trafikimin e tij nga toka, ajri dhe nga deti. Po përse opozita ka ndikuar që të kapen në Itali dhe Greqi tonelata me kanabisin? Po përse opozita e zbuloi aferën Xibraka përmes së cilës u zbulua një laborator i përpunimit të kokainës? Po përse opozita i ndoqi dhe i zbuloi 613 kg kokainë që vinin nga Kolumbia për të shkuar drejt vendeve të BE? Po përse DASH dhe DEA dëgjuan opozitën për të shkruar raportin e tyre vjetor ku Shqipëria shpallet vendi parë në Europë për kultivimin e kanabisit dhe trafikun e drogave? Apo për pastrimin e parave për të cilin Shqipëria cilësohet një nga lavatriçet më të mëdha të parave të pista në Ballkan?

Rama dhe manekinët e tij çdo ditë në konferenca shtypi dhe ekrane televizioni recitojnë si papagallë thirrjen agresive: Mos ja thoni Europës këto të VËRTETA se do t’ju akuzojmë se po bëheni pengesë për hapjen e negociatave! Këto të VËRTETA janë balta që përhapni ju të opozitës nëpër kancelaritë e Europës! Këto të VËRTETA që liderat europianë artikulojnë janë gënjeshtrat e opozitës shqiptare të përkthyera në gjuhët e tyre. Janë Fake News të përhapura nga media e kazanit. Janë sajesat dixhitale të Shqupit.

Së bashku më të VËRTETËN duan të komprometojnë apo eliminojnë kundërshtarët, opozitën dhe cilindo merr guximin të artikulojë të VËRTETËN.

Madje sa më e thjeshtë dhe e kuptueshme të jetë e VËRTETA aq më shumë Rama e manekinët e tij e urrejnë atë. Sa më e asimilueshme të jetë e VËRTETA aq më shumë shqetësohen e agresohen Rama dhe manekinët e tij. Sa më i ri apo e re të jetë ai apo ajo që artikulon të VËRTETËN aq më shumë destabilizohet Rama…

Ambrozia ishte simboli/sinonimi i së VËRTETËS së thjeshtë. Të pakompromentueshme. Që destabilizoi Ramën dhe po cmend të gjithë makeninët e tij. i janë sulur edhe të VËRTETËS edhe Ambrozias, Rama dhe të gjithë manekinët e tij apo bartësit e mashtrimeve, gënjeshtrave, hileve, djallëzive.

Janë sëmurë rëndë! Të pashërueshëm!

Nuk keni parë gjë akoma nga e VËRTETA!  Do të fillojnë tjua thonë të gjithë pa përjashtim, shqiptarë dhe ndërkombëtarë. Do tju dalë përballë dhe në ëndërr nga të gjithë dhe me të gjithë mënyrat. Nuk keni më shans ta sulmoni dhe ta pengoni! Nuk ju bëjnë më punë as mediat që kontrolloni  dhe analistët e anti-të VËRTETËS.