Serbia liron dy pjesëtarët e FSK-së të arrestuar

Dy pjesëtarët serbë të Forcës së Sigurisë të Kosovës të cilët qenë arrestuar pas kalimit në pikën kufitare në Bërnjak janë liruar. Lirimi i tyre është konfirmuar nga Ministria e Punëve të Jashtme 

Në MPJ kanë thënë se lirimi i tyre është bërë dje, në orën 10:00 informon lajme.net 

Për ndalimin e pjesëtarëve të FSK-së nga ana e Serbisë pas kalimit të pikës kufitare në Bërnjak, të premten kishte reaguar dhe MPJ e Kosovës. Kjo ministri në reagimin e saj kishte shprehur indinjatën për sjelljet e Serbisë.

“Ministria e Punëve të Jashtme proteston për sjelljet e tilla të pahijshme dhe tendencioze ndaj pjesëtarëve të Institucioneve të Republikës së Kosovës, me theks të veçantë kur bëhet fjalë për pjesëtarët e FSK-së dhe të komunitetit serb të Kosovës”, thuhej ndër të tjera në reagimin e MPJ-së.

Arrestimi i pjesëtarëve të FSK-së nga ana e Serbisë nuk është rasti I vetëm. Pjesëtarë të policisë serbe vite më parë kishin arrestuar edhe disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës në kufirin Kosovë-Serbi. Po ashtu Serbia kishte arrestuar në vitin 2016 edhe Nehat Thaçin në atë kohë Drejtori i Policisë në Mitrovicën Jugore, të cilin Serbia e akuzonte për terrorizëm.

“Ministria e Punëve të Jashtme proteston për sjelljet e tilla të pahijshme dhe tendencioze ndaj pjesëtarëve të Institucioneve të Republikës së Kosovës, me theks të veçantë kur bëhet fjalë për pjesëtarët e FSK-së dhe të komunitetit serb të Kosovës”, thuhej ndër të tjera në reagimin e MPJ-së