Maldini: Ky Milan është shumë larg atij të Berlusconit, duhet kohë

Maldini thotë se duhet edhe shumë kohë që Milani të rikthehet në vitet e arta.

Milani do të luajë për vendin e gjashtë në ndeshjen e fundit në shtëpi, kundër Fiorentinës, por pritshmëritë në fillim të sezonit ishin shumë më të larta.

Paolo Maldini ka bërë një bilanc personal për sezonin e ekipit të drejtuar nga Rino Gattuso.

Siç është raportuar nga “Tuttosport”, ish-kapiteni i Milanit thekson vështirësitë e hasura nga “djalli”.

“Pritej një situatë e komplikuar pas kalimit të pronësisë diku tjetër, mbas kaq shumë vitesh. Milani është bërë një makinë rekrutimi e shtrenjtë, që ka sjellë shumë lojtarë të rinj dhe kjo e ka vështirësuar krijimin e një ekipi solid”, tha ai.

“Rezultatet nuk janë aspak nga ato që shpresonim të gjithë në fillim të sezonit”, shtoi legjenda e Milanit.

Sipas ish-kapitenit, ky aktuali nuk ka krahasim me Milanin e Berlusconit: “Jo, sepse baza e ekipit, që pastaj bëri historinë, ishte tashmë atje dhe nuk ishte nevoja të revolucionarizohej grupi. Revolucioni i vërtetë ishte në nivelin e mentalitetit dhe strukturave”.