Lajm i mirë, shpëton dhe turisti i dytë që ra në kanionin e ‘Pëllumbasit’

Dy të rinj pjesë e një grupi turistësh ranë mesditën e sotme në një humnerë në zonën e njohur si ‘Shpella e Pëllumbasit’ në periferi të Tiranës.

Njëri nga personat është në gjendje të mirë pasi ka mbetur në grykë të kanionit, ndërsa personi tjetër është gjetur dhe nxjerrë nga uji nga ana e forcave zjarrifkëse.

Policia thotë se i riu ndodhet në gjendje të mirë, me disa dëmtime të lehta.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Shtetasi F. D., rreth 21 vjeç, u nxor nga gryka e kanionit.

Ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, ka dëmtime të lehta.

Po shkon për kontroll në spital.