Morata kthehet në La Ligë te kundërshtari i urryer nga Real Madrid

Alvaro Morata mund të kthehet në Madrid.

E përditshmja sportive italiane “Tuttosport” shkruan se sulmuesi i Chelseat ka ofertë nga Atletico Madrid.

Morata spekulohet se kërkohet edhe nga Juventus e Borussia Dortmund, përcjell “lajmi.net”.

Por, në rast të shitjes së Antoine Griezmann te Barcelona, Atletico Madrid mund të hidhet pas Moratas, gjatë afatit kalimtar të verës.