FOTO/ Kërcënohet ambasadorja e Kosovës në SHBA. Mesazhet

Diplomatja e njohur shqiptare ka marrë kërcënime në faqen e saj në Facebook.

Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka marrë një sërë kërcënimesh nga disa serbë.

Diplomatja i ka publikuar të njëjtat në profilin e saj në “Facebook” duke thënë se nuk frikësohet aspak prej tyre.

‘… mesazhet e urrejtjes nga fqinjët tanë të veriut. Sigurisht, unë nuk po i publikoj sepse kam frikë, por po i publikoj sepse janë qesharake. Shikoni disa mostra,  shijoje fundjavën’, ka shkruar Çitaku.

Ambasadorja në SHBA është duke përfaqësuar Kosovën edhe në Këshillin e Sigurimit.

Në çdo seancë të OKB-së, që ka të bëjë për Kosovën, Çitaku përballet tejet shkëlqyeshëm ndaj ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiç.