Kamza shpërthen në akuza ndaj Vllaznisë dhe arbitrit Hamiti

Kryesfida e javës së 35-të të Superiores është Kamza-Laçi. Kjo, për shkak se në këtë 90-minutësh janë të varura edhe shpresat e shkodranëve për mbijetesë. Kurbinasit, nga ana e tyre, luftojnë për një trepikësh, që të kapin zonën europiane, ndërsa kamzalinjtë do të mbeteshin të kënaqur edhe me një pikë.

Të gjitha janë sy e veshë nga ky ballafaqim, që duket se do të jetë shumë i nxehtë. Për këtë ka shërbyer edhe një mesazh paraprak i drejtuesve të Kamzës, që flasin për skenare kundër skuadrës së tyre:

“Arbitri Hamiti, që disa javë më parë na masakroi në Korçë, vjen sërish të na arbitrojë ndaj Laçit. Hamiti nga Lezha, komshi i shkodranëve, duhet të kalojë nga Laçi, që të mbërrijë në Tiranë dhe të na arbitrojë ne.

Janë thurur skenare të zeza ndaj Kamzës. Por, Kamza luan në fushë dhe nuk merret me matrapazët drejtues nga Shkodra, që kujtojnë se blihemi me para. Respekt për sportdashësit e vërtetë shkodranë, por jo për sekserët, që e shkatërruan ekipin e tyre e tani duan të bëjnë të njëjtën gjë me ekipin tonë.

Me në krye Grimën, hajdutin me çizme, që ndër vite ka bërë pazare me portën e tij, kanë ofruar lekë për të blerë lojtarët tanë. Por, nëse Grima shitet me para dhe ka një çmim, Kamza nuk ka çmim dhe është e pashitshme. Ftojmë tifozët të na përkahin”.