Era Istrefi do të performojë në ceremoninë hapëse të Botërorit?

Me kampionatin botëror në prag, çdo ditë e më shumë daline detaje mbi ceremoninë hapëse, që si gjithmonë pritet të jetë spektakolare.

Më i fundit lidhet me prezencën e këngëtares shqiptare, Era Istrefi, që pritet të performojë në këtë ceremoni.

Ajo pritet të sjellë një këngë të re, në bashkëpunim me DJ Dilplo, Nicky Jamm dhe Will Smith, ndërsa do të renditet mes shumë artistëve me famë botërore, që pritet të përformojnë në këtë ceremoni.

Edhe në Chanpions League në ceremoninë hapëse do të performojë një shqiptare. Tashmë kjo është bërë e ditur edhe nga UEFA, ajo është Dua Lipa, që do të zbresë në fushë par mijëra shikuesve në KIEV e miliona të tjerëve para ekraneve që mezi presin finale Real Madrid-Liverpool.