Flet zyrtari i DASH: Donald Lu largohet në verë, ambasadori i ri ...

Në një prononcim të dhënë për gazetën ‘Mapo’, zëvendës ndihmës Sekretari amerikan në detyrë, Mathew Palmer, thotë se ambasadori aktual amerikan, Donald Lu, do të largohet nga Shqipëria në verë.

I pyetur mbi ndryshimin e mundshëm të politikës së SHBA ndaj Shqipërisë, Palmer përgjigjet se përparësitë e politikës së Uashington-it do të jenë të njëjta.

Si të tilla ai liston mbështetjen e reformës së gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe ndaj ekstremizmit të dhunshëm.

Zyrtari i Departamentit të Shtetit thotë se për emrin e ambasadorit të ri duhet pyetur në Shtëpinë e Bardhë.