FOTO/ Digjet makina në Elbasan, dyshimet e para

Një makinë tip "Opel" me targa AA 782 OU, është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në lagjen "5 Maj", në Elbasan.

Mjeti ishte i parkuar në rrugicë para banesës së  shtetasit K.B.,66 vjeç,(pesionist) i cili kishte dhe në pronësi makinën.

Në njoftimin e policisë thuhet se:

Në orët e para të mëngjesit në lagjen "5 Maj", ka rënë zjarr në mjetin tip "Opel" me targa AA 782 OU, në pronësi të shtetasit K.B.,66 vjeç,(pesionist).

Mjeti ishte i parkuar në rrugicë para banesës së tij dhe si pasojë e flakëve mjeti është djegur plotësisht në pjesën e përparme të tij.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor ku nga veprimet e para dhe deklarimet e pronarit i cili ska ndonjë pretendim se mjeti mund ti jetë djegur qëllimisht, dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e ndonjë shkëndijë elektrike.

Vijon ende puna në bashkëpunim me ekspertët e zjarrfikses për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit.