Kapet drogë e madhe në Korçë, arrestohen dy persona. Ja emrat

Një sasi e madhe droge është sekuestruar në Korçe. Ne pranga janë vene dy persona.

Sipas burimeve policore janë bllokuar 121 kilogram kanabis.

Ne kerkim është shpallur edhe një përson i tretë. Aksioni 

Ne pranga jane vene, Hamit Hoxhali, 37 vjeç dhe Dorian Karuni, 28 vjeç, ndersa ne kerkim eshte shpallur i riu me inicialet K. E.

Njoftimi i Policisë së Korçës:

Në vijim të informacionit datë 25.03.2018, i cili bën fjalë për arrestimin në flagrancë të katër shtetasve, të cilëve në pyllin e fshatit Vidohovë-Devoll, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 121kg bimë e dyshuar narkotike kanabis sativa, ju informojmë se:

Në bazë të një hetimi 3 mujor, kryer me metoda speciale, si edhe në zbatim të urdhërit nr 316 datë 17.05.2018 të Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i dy bashkëpunëtorëve të tjerë të dyshuar si të implikuar në këtë ngjarje:

Hamit Hoxhalli, 37 vjeç, banues në fshatin Vidohovë-Devoll.

Dorian Karuni, 28 vjeç, banues në fshatin Miras-Devoll, të dy për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”.

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit:

E. Sh, 33 vjeç, banues në fshatin Vidohovë-Devoll, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Nenet 283/a/2 e 22 si edhe 300 të Kodit Penal.