Aleanca e klerikut shiit Moqtada Sadr del fitues në zgjedhjet në Irak

Aleanca e kryesuar nga ish shefi i milicisë shiite Moqtada Sadr fitoi zgjedhjet parlamentare në Irak, shkruan BBC. Rezultatet finale të dala nga komisioni elektoral i japin koalicionit të tij "Saeroun" 54 vende në parlament, dhe kryeministrit të tanishëm Haider al-Abadi 42vende, duke u pozicionuar në vendin e tretë.

Sadr, një kundërshtar i kahershëm i SHBA-ve, nuk mund të bëhet kryeministër, pasi nuk konkuroi si kandidat. Por, pritet që ai të luajë një rol të madh në formimin e qeverisë së re.

Sadr ka krijuar për veten imazhin e kampionit "anti korrupsion",  pasi e bëri të njohur emrin e tij si shef milicie, duke luftuar  invasionin amerikan në Irak në 2003-shin. Ai është gjithashtu një kritik i fortë ndaj Iranit. Këto zgjedhje ishin të parat që kur Iraku deklaroi fitoren mbi Shtetin Islamik (ISIS) në Dhjetor.