Isco: Liverpool i fortë, por ne jemi finalist për herë të 3 radhazi

Data 26 maj po afron, datë nw tw cilwn do të luhet finalja e Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Liverpulit në Kiev të Ukrainës. Madrilenët vijnë për herë të tretë radhazi në finale, ndërkohë që të besuarit e Klopit kanë arritur në finale për herë të parë pas 11 vitesh.

Mesfushori i Real Madridit, Isko e ka të qartë vështirësinë që kjo ndeshje ka, por nuk harron të përmendë faktin se Reali po e prek finalen për herë të tretë radhazi, ku kërkon edhe trofeun e 12.

“Të arrish 3 herë radhazi në finalen e Ligës së Kampionëve nuk është e lehtë pasi askush nuk e ka bërë më parë. Historia e këtij kompeticioni ka folur në favor të Realit dhe kjo na bën më të qetë para finales. Pas një sezoni jo të mirë, ku humbëm kampionatin e Kupën, është diçka e mrekullueshme ta mbyllim me Ligën e Kampionëve. E dimë vështirësinë që ka Liverpuli, por ne jemi Real Madridi”, u shpreh Isko