Buffon shkruan këtë letër prekëse për tifozët e Juventusit

Gianluigi Buffon ka shkuar një letër prekëse për tifozët e Juventusit.

Kapiteni shpalli largimin nga Juve në fund të sezonit, por në moshën 40-vjeçare ai ka shprehur dëshirën të vazhdojë.

“6111 momente të mbushura me pasion. Gëzime, lot, disfata dhe triumfe.

Faleminderit. Faleminderit të gjithëve. Të gjithë ju keni kontribuar duke e bërë jetën time tek Juventusi të veçantë. Një jetë që është bërë një lëkurë e dytë.

Një lëkurë që kam mbajtur, kam dashur dhe respektuar. Teksa nesër do të mbyllet një udhëtim. Një libër që shkruam bashkë mbyllet. Ka shumë emocione.

Juventus është një familje. Familja ime. Gjithmonë do ta quaj shtëpi. Shumë emocione të përjetuara, shumë sfida, të fituara, por edhe të humbura.

Mbërrita me biçikletë këtu. Isha akoma i ri.

Kurrë nuk do të qëndroj larg këtij vendi. Përshëndes të gjithë shokët e ekipit të cilët gjithmonë do t’i quaj VËLLEZËR.

Gjithmonë i juaji.

Guanluigi Buffon”.