Evakuohet qendra tregtare, një person hyri me pushkë të rreme

Një qendër tregtare në Las Vegas është evakuuar sot pasi një person hyri në ndërtesë duke mbajtur një pushkë dhe një maskë.

Personi u identifikua si 25-vjeçari Emil Daren Hopson dhe u arrestua nga policia. U njoftua se ai mbante një pushkë të rreme.

Hopson kaloi disa kohë nën kontrollin e policisë dhe u identifikua nga stafi i dyqaneve si një person që e kishe vizituar disa herë më parë qendrën.