Aksident i rëndë, i riu në luftë me vdekjen

Një 32-vjeçar është aksidentuar mbrëmjen e sotme në Berat. Aksidenti ndodhi rreth orës 21:50 në rrugën Berat-Kombinat, pranë vendit të quajtur Shtëpia e Bardhë. 

 "Shtetasi A.L, 21 vjeç, banues në lagjen Çlirim, Berat, duke drejtuar mjetin tip "Jaguari" ka aksidentuar shtetasin këmbësor A.M, 32 vjeç, banues në lagjen Çlirim, Berat", sqaron policia.

"I plagosuri ndodhet në Spitalin Rajonal Berat nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të pastabilizuar për jetën.

Ndërkohë është shoqëruar në Komisariatin e Policisë  Berat drejtuesi i mjetit, shtetasi A.L dhe po kryhen veprimet proçeduriale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit", shtuan të njëjtat burime.