Mbrëmje magjike për Parmën, rikthehet në Serie A

Pas Empolit, Parma është skuadra tjetër që do të rikthehet në Serinë A, duke filluar që nga sezoni i ardhshëm.

Emilianët arritën të triumfojnë me rezultatin 0-2 në transfertën ndaj Spezias dhe të përfitojnë maksimalisht nga barazimi i Frosinones në shtëpi ndaj Foggias, për t’u renditur në vendin e dytë.

Nga ana tjetër, pikërisht Frosinone, Bari, Palermo, Venecia, Cittadella dhe Perugia, do të diskutojnë Play Off-in me njëra-tjetrën, për të përcaktuar skuadrën e 3-të që do të ngjitet në Serinë A.

Sa i përket rënies në Serinë C, fati i keq ka qenë me Novarën, Ternanën dhe Pro Vercellin, ndërsa Virtus Entella dhe Avellino ia dolën të sigurojnë edhe një shans në Play Out, për të diskutuar mbijetesën.