E pranon i ati i yllit të Bayernit: Real Madridi do Alabën

Real Madrid është “më të vërtetë i interesuar” për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të majtë, David Alaba.

Kështu ka thënë për të përditshmen spanjolle “AS” agjenti dhe babai i lojtarit, George.

“Të gjithë e dimë që nga Real Madridi janë shumë të interesuar për Davidin, por për momentin nuk mund të them asgjë”, ka thënë babai i Alabas për “AS”.

“Do të shohim çfarë do të ndodhë në verë. Tani nuk është momenti për të diskutuar se kush është i interesuar për këtë. Të gjithë e dimë që Madridi është i interesuar dhe nuk është sekret. Por, për momentin nuk kam çfarë të them. Do të shohim dhe presim deri në fund të sezonit”, theksoi ai.