Qeveria Rama hesht në mbledhjen në Stamboll ku sulmohet Trump dhe SHBA

Shqipëria ka marrë pjesë sot pa bërë shumë bujë në mbledhjen e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik që është zhvilluar në Stamboll dhe ka qëndruar më gojë mbyllur. Ndërkohë që është miratuar një rezolutë ku sulmohet qëndrimi i Presidentit Trump për hapjen e ambasadës së SHBA në Jeruzalem dhe është stigmatizuar negativisht Izraeli. Shqipëria në heshtje duke mos bërë asnjë koment apo objeksion për Rezolutën është rreshtuar me qëndrimin kundër SHBA dhe Izraelit.

Ky është një qëndrim tjetër jo konseguent. Por këtë radhë si struci apo prej memeci. Para 4 ditësh ambasadori i Shqipërisë në Tel Aviv mori pjesë në heshtje në ceremoninë e inaugurimit të ambasadës së SHBA në Jeruzalem, duke krijuar përshtypjen (sigurisht në mënyrë memece apo si struci) se e pranonte vendimin e Trump për hapjen e ambasadës së SHBA në Jeruzalem.

Ndërkohë që disa muaj më parë Rama kishte udhëzuar votën kundër SHBA për një Rezolutë të udhëhequr nga Erdogan kundër hapjes së ambasadës së SHBA në Jeruzalem. Vendim që i kushtoi Shqipërisë një vend në grupin e “vendeve jo mike të SHBA”.

Syri.net/ 18 maj 2018