VIDEO/ Italia fiton me përmbysje në Maqedoni, nuk i ndahet Spanjës

Italia ka marrë tre pikë shumë të rëndësishme në ndeshjen e tretë të vlefshme për Grupin G në kualifikimet për Botërorin ‘Rusia 2018’.

Ekipi i Giampiero Ventura fitoi 3:2 ndaj Maqedonisë duke shënuar golin e tre pikëve në fund të ndeshjes, përcjell Gazeta Express.

Golat për Maqedoninë i shënuan Ilija Nestorovski dhe shqiptari Ferhan Hasani, derisa për Italinë shënuan Nelotti dhe dy të tjera Immobile.

Pas kësaj fitoreje, Italia gjendet në vendin e dytë me shtatë pikë, aq sa ka edhe Spanja në pozitën e parë. Derisa Shqipëria tani gjendet në pozitën e tretë me gjashtë pikë. 

Shiko golat