Hidhet nga ballkoni, vdes burri në Tiranë

Një i moshuar në Tiranë ha humbur jetën pas një rënie nga kati i 6-të i banesës ku jetonte, në Tiranë.

“Dje, në rrugën ‘Albano Poli’, është hedhur nga ballkoni i katit të gjashtë të pallatit dhe ka gjetur vdekjen shtetasi M.A., 78 vjeç, banues në Tiranë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim”, njoftoi Policia.