Hapja e ambasadës së SHBA në Jerusalem/ Shehu-Bushatit: Pse ke frikë të tregosh pjesëmarrjen...

Politika e jashtme është antikombëtare dhe mercenare. Kështu shkruan në një postim në rrjetet sociale Tritan Shehu, deputet i PD-së, referuar faktit se Ministria e Jashtme ka mbajtur të fshehtë pjesëmarrjen e përfaqësuesit të Shqipërisë në ceremoninë e hapjes së Ambasadës së SHBA-së në Jerusalem.

“Rilindja vazhdon oshilacionet e skuthllëqet infantile në marëdhëniet ndërkombëtare, duke dëmtuar imazhin, rolin e vendit, interesat kombëtare.

Në dhjetor kjo Qeveri votoi paradoksalisht kundër SHBA në Organizatën e Koperimit Islamik (OKI) dhe Asamblenë e OKB, pa informuar Parlamentin, duke tentuar të fshehë këto akte të rënda.

Para pak ditësh po kjo Qeveri cuditërisht u përfaqësua në Jeruzalem për celjen e Ambasadës së ShBA aty, një veprim racional ky, por që përsëri Ministria e Jashtme nuk kishte guximin ta publikonte”, shkruan Shehi..

Postimi i Tritan Shehut

Kjo eshte Politike e Jashteme antikombetare dhe memece.

Rilindja vazhdon oshilacionet e skuthlleqet infantile ne maredheniet nderkombetare, duke demtuar imazhin, rolin e vendit, interesat kombetare.

Ne dhjetor kjo Qeveri votoi paradoksalisht kunder SHBA ne Organizaten e Koperimit Islamik (OKI) dhe Asamblene e OKB, pa informuar Parlamentin, duke tentuar te fshehe keto akte te renda.

Para pak ditesh po kjo Qeveri cuditerisht u perfaqesua ne Jeruzalem per celjen e Ambasades se ShBA aty, nje veprim racional ky, por qe perseri Ministria e Jashteme nuk kishte guximin ta publikonte.

Sot po kjo Qeveri merr pjese ne takimin e OKI ne Stamboll dhe hesht si “fija e barit” kur aty denohen rende ShBA, goditet roli interlokutor i atij vendi lider per paqen ne Lindjen e Mesme, kerkohen veprime kunder tyre, si dhe vihet nen akuze per viktimat, qe ndodhen diten e hapjes se ambasades amerikane.

Per te mos folur ketu per akuzat ekstreme te prononcuara ndaj Izraelit, nje vend mik e demokratik ky!

Te gjitha keto jane edhe ne Rezoluten e ketij takimi, e cila quhet automatikisht e miratuar nga cdo pjesemarres, nqs nuk ai deklaron objeksione.

Perseri asnje konsultim me Kuvendin, asnje informim i opinionit publik.

Heshtje varri, sikur ne te kishim nje Qeveri “memece”, kur ne fakt kemi nje qeverisje pa ide, pa vizion, te pa pergjegjeshme dhe larg interesave kombetare.

Qe te levize goja duhet te punoje mendja, por duhet per te mire qe ta deklarosh!