Plane crash in Cuba, American flight crashed shortly after take off ???? #cuba #planecrash pic.twitter.com/W4IuiIaF1K

— Matt Blakeley (@blakeley1990) May 18, 2018

 

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO-FOTO/ Përplaset avioni me mbi 100 persona në bord, ka të vdekur

Një aeroplan kuban, “Boeing 737”, u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga aeroporti ndërkombëtar i José Martí në Havanë, raportoi televizioni shtetëror i Kubës.

Fluturimi me mbi 100 persona në bord ishte drejtuar në Guajana. CNN raporton se ka viktima, duke cituar “një burim nga aeroporti”.

Një shtëllungë e madhe zjarri dhe reja e dendur e tymit që pasoi ishin të dukshme ngado përreth kryeqytetit kuban, sipas dëshmitarëve.

“Cubana de Aviacion”, linja ajrore kombëtare e Kubës, është dashur të lërë në tokë disa prej avionëve të saj më të vjetër si pasojë e problemeve të sigurisë, ndërsa shkaku i rrëzimit të kësaj të premteje nuk bëhet ende i ditur.