FOTO/ Doktorët refuzojnë të trajtojnë modelen me të pasme gjigante: Rrezikon jetën

Një grua që ka injektuar yndyrë në të pasmet e saj nuk mund të bëjë ndërhyrje kirurgjikale pasi doktorët i thanë se mund të vdesë nëse do të vazhdojë kështu.

Patricia Washington punon si modele dhe DJ natën dhe u konsultua me kirurgët Dr.Paul Nassif dhe Dr.Terry Dubrow për të pasmet gjigante, por nuk mori asnjë lajm të mirë.

Mjekët shpjeguan se mund të rrezikonte jetën nëse do bënte një ndërhyrje tjetër në fundshpinë.

Ajo ka aq shumë yndyrë të injektuar në të pasme sa mund të vdesë.

Gjatë ditës punon në një fabrikë çeliku në Michigan dhe tregoi se fakti që është një prej të paktave femra që është pjesë e një ekipi vetëm me meshkuj, e bën të ndihet si superhero.