Çim Peka, Lesit/ Sot është dita e Ambrozias, nuk na lexon njeri. Po replikojmë kot...

Niko, e verteta është që je elegant me miqtë. Madje edhe me mua si mik shumë herë më jep vlera më tepër se sa kam.

Edhe unë i respektoj dhe mundohem të jem korrekt me miqtë. Por, me “miqtë” politik dhe mediatikë më ndan detyrimi për të thënë sa më shumë të vërteta për lexuesit e “Syrit”.

Besoj e mban mend Niko, kur të pyesja vjet pas shkatërrimit të PD-së nga Basha: Si ka mundësi që po i bën avokatin një njeriu qe i la zgjedhjet në tavolinë?

Përgjigjia jote e sinqertë ishte: E kam komshi në Qerret dhe më vjen keq se po e sulmojnë të gjithë. Dhe, sot ma bëje pronar të portalit, dhe kë? Lulin që nuk shpenzohet të bëjë opozitë e jo më të mbaj gazetarë!!!!

Lexo edhe:

SHENIM - Gazetar, apo avokatë të drogës?!

Unë komshinjtë i respektoj në lagje, në kafe, madje ata që merren me sport siç është rasti i Ilir Metës edhe më shumë, por jo në Web. Në Web respektoj lexuesin.

Vetëm këtë ndryshim kemi bashkë në raport me miqtë. Madje edhe me miqtë e përbashkët që i kemi të shumtë.

Fakti qe Fatmir Xhafa mund të ketë qenë më serioz se Saimir Tahiri, nuk e bën atë të pafajshëm. Sa për ata “gazetarë” që të kanë thënë që mos i kthe përgjigje se nuk ja vlen, të njëjtën gjë më thonin edhe mua për ty, kur i paguaja më shumë se veten.

Të marrësh një revistë në gjuhë të huaj në dorë e të dalësh për vrap që të të shikoj lagja, nuk të bën as gazetar profesionist, e as nuk të dobëson. Madje të trash nga koka. Kështu ndodh me njërin tek ne Niko, me njërin që s’kupton asgjë.

Lexo edhe:

Përgjigje e detyruar: T’i përgjigjem ‘SYRI-t’ të Çimit!?

Dhe e fundit, titulli i “Syrit” mbyllej me (?). Por kur e mbron prej një jave një ministër që ka rënë në rrjetën e trafikut qoftë edhe prej vëllait, ka detyre ligjore ta arrestojë por nuk e bën, madje e mbron dhe e trajton si biznesmen, ka detyrimin edhe vetë ti nënshtrohet ligjit “antimafia” por prapë nuk e bën, një pyetje bëhet mik.

Ore çfare po ndodh me gazetarët?

Gjithsesi ishte detyrimi im të sqaroj si mik, pasi sot nuk na lexon njeri as mua e as ju, jo e jo ata te tjerët që janë në foton e shënimit te “Syrit” e po numërojnë apartamentet nga Tirana, në Lalz e së fundmi në Spille.

Sot është dita e Ambrozias, gazetares së terrenit qe na nxori të gjithëve nga loja me një pyetje shumë të thjeshtë, pyetje që asnjeri prej jush nuk e bëri.