Moti nesër/ Ja zonat ku priten reshje shiu

RESHJET - Sot pasdite (e premte, dt.18) priten reshje të dobëta në të gjithë vendin. Sipas IGJEUM: Nesër (e shtunë, dt.19) pritet që në orët e paradites të ketë reshje të dobëta në të gjithë vendin.

TEMPERATURAT - Nesër (e shtunë, dt.19) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

  • në bregdet: 15 / 26 °C;
  • në vendet e ulëta: 14 / 25 °C;
  • në vendet malore: 10 / 22 °C.

ERA - Sot pasdite (e premte, dt.18) dhe nesër (e shtunë, dt.19) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet.