", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Rama fik kamerat dhe i turret gazetares/ Të kesh turp, nuk mund të vish këtu

Edi Rama e ka vazhduar debatin me gazetaren e ‘’Fax Neës” Ambrozia Meta edhe pas fikjes së kamerave të ERTV-së, nga ku po transmetonin mediat konferencën e tij.

I nervozuar nga pyetjet dhe këmbëngulja e gazetares, Rama ka kërkuar sërish llogari.

Ai i ka thënë gazetares se nuk ka zbatuar rregullat e konferencës dhe të ketë turp për propagandës që ka bërë.

Gazetarët që ishin në sallën e konferencave në Rinas thane se kryeministri i thirri gazetares duke iu drejtuar me fjalët:

Të kesh turp, se nuk respekton rregullat e konferencës për shtyp.

Jo, unë nuk mund të pranoj të më thuash që po bëj propagandë, kur thjesht po të bëj pyetje’, i është përgjigjur gazetarja.