Faleminderit Ambrozia

Në fakt, dhe pse po i them faleminderit, jam i sigurtë që Ambrozia, ashtu si çdo gazetare në botë nuk ka nevojë për falënderime kur bën detyrën.

Po i themi me gjithë zemër faleminderit, se ruajti me profesionalizëm dinjitetin e nëpërkëmbur nga Kryeministri të gazetarëve të terrenit dhe jo vetëm.

Në fakt, ishte një pyetje e thjeshtë që e kanë bërë shumë njerëz në telefonatat e tyre në emisionet e mëngjesit.

Por, ishte pyetja që Kryeministrit i prish pasqyrën ku e sheh veten si do dhe jo si është. Ambrioza, në të njëjtën kohë i prishi sot pasqyrën dhe shumë e shumë të ashtuquajturve  analistë nëpër studiot e së enjtes.

Sot, ra prime time i së enjtes politike, fitoi primetime i dinjitetit të gazetarit të terrenit. Sot, kuptuam dhe njëherë sa e thjeshte të jesh gazetar në këtë vend: mjafton të mos jesh i shitur!

Sot e dimë të gjithë ku është tamam kazani, kazani që na bëri t'i themi në mënyrë të pazakontë faleminderit, dhe atij që bën punën e përditshme.