Ariana Grande flet për herë të parë për sulmin në Manchester

Këngëtarja e famshme Ariana Grande është rikthyer fuqishëm në tregun muzikor ndërkombëtar me album e ri “Sweetener” që do të lançohet shumë shpejt.

Vetëm pak javë më parë ajo publikoi ‘single-in’ e parë të këtij albumi “No Tears Left To Cry” që shkon si homazh për të gjithë viktimat e sulmit terrorist në Manchester vitin e kaluar që u mori jetën 22 të rinjve dhe plagosi 500 të tjerë.

Për herë të parë për revistën “Time” 24-vjeçarja ka rrëfyer sesa zemërthyer është ndjerë nga kjo ngjarje dhe sesa shumë ajo ka ndikuar në jetën e saj personale por edhe në mënyrën e të bërit muzikë.

Ariana u shpreh se sulme të tilla janë gjëja më e keqe që njerëzimi mund të bëjë por falë muzikës ajo dhe shumë të tjerë mund të tregojnë se e keqja nuk i ka mundur.

“Do të doja të bëja më shumë për të rregulluar atë që ndodhi, çdo ditë zgjohem duke menduar se çdo gjë lehtësohet me kohën por kjo gjë nuk është e vërtetë. Muzika është gjëja më e sigurt në këtë botë dhe shpresoj që e imja ta bëjë ditën tuaj më të bukur” ,-tha ajo gjatë intervistës.