Më 26 maj gjykon finalen e Championsit/ Nuk do ta besoni çfarë i bëri Ronaldos ky arbitër

Milorad Mazic është arbitri që do të vendosë drejtësi në finalen e madhe të Champions Leagues ndërmjet Liverpoolit dhe Real Madridit.

Vendimi i UEFA-s për t’i besuar finalen këtij gjyqtari ka shkaktuar polemika në Spanjë pasi gjatë vitit 2014 arbitri serb u shpall më i dobëti gjatë Kampionatit Botëror, shkruan e përditshmja spanjolle “AS”, raporton SYRI.net.

Por Cristiano Ronaldo nuk ka kujtime të bukura nga Milorad Mazic.

Nën drejtimin e tij, Gjermania shkatërroi 4-0 Portugalinë ndërsa të shumta ishin vendimet e diskutueshme të arbitrit që në minutën e 40’ nxori kartonin e kuq për Pepen.

CR7 atë ndeshje e ka vuajtur shumë duke protestuar ndaj këtij gjyqtari të cilin pas ndeshjes e etiketoi si "skandaloz".