Vlahutin dhe Kumbaro, pushime dhe shëtitje me skafin e policisë

Ndërsa Tirana zien nga akuzat ndaj ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, për dënimin e vëllait të tij dhe përfshirjen edhe sot në trafik droge, ambasadorja e BE-së në Tiranë Romana Vlahutin duket se ka vendosur ta mbyllë misionin e saj para kohe.

Ndërsa duhej të ishte në kryeqytet për të vlerësuar akuzat ndaj qeverisë së Edi Ramës, Vlahutin ka zgjedhur që të pushojë edhe pse këto ditë moti nuk ka qenë i mirë.

Pas akuzave të bëra nga opozita ndaj Fatmir Xhafajt për falsifikimin e nenit 491 të Kodit të Procedurës Penale, në favor të vëllait të tij, ambasadorja e BE-së në Tiranë doli edhe këtë herë në mbrojtje të ministrit të Brendshëm, vëllai i të cilit edhe pse i dënuar me 7 vite e 2 muaj burg për trafik droge, sërish nuk arrestohej.

Ambasadorja Romana Vlahutin është fotografuar duke bërë pushime me ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe duke shëtitur me skafin e policisë në detin e Sarandës.

Si zakonisht në këto 4 vitet e fundit, ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin i ka mbyllur sytë për skandalet e qeverisë së Edi Ramës dhe tani në fund të mandatit të saj, duket se ka vendosur as të mos e bëjë detyrën e saj, por të zgjedhë pushimet.