Dëmtohet Alban Hoxha, nuk luan ndeshjen e rëndësishme me Partizanin. Ja formacioni...

Partizani shpreson deri në fund për të siguruar një biletë për në Kupat e Europës.

Për ta arritur këtë gjë, kërkohet që të besuarit e trajnerit Klevis Dalipi të marrin maksimumin në këto dy sfida të fundit, ku fillimisht do të jenë miq në Vlorë dhe në mesjavën e ardhshme e mbyllin me derbin me Kamzën në “Selman Stërmasi”.

Gjatë kësaj jave, portieri Alban Hoxha nuk është përgatitur në asnjë seancë me ekipin.

Shkak për këtë është bërë një lëndim që “gardiani” ka marrë në gju në ndeshjen ndaj Vllaznisë.

‘Panorama sport’ ka publikuar formacionin e mundshëm të Partizanit që do të vuajë mungesën e portierit, Alban Hoxhës.