‘Dëshmitari X’ konfirmon në prokurori: Në audio-përgjim zëri im dhe i Agronit

Albert Veliu, ‘dëshmitari X’ që ka përgjuar Agron Xhafajn është marrë në pyetje në Prokurorinë e Tiranës.

Veliu u ndalua nga policia mëngjesin e djeshëm kur po ikte jashtë Shqipërisë, nga frika për jetën e tij.

Pas ndalimit ai është sjellë në Tiranë dhe vënë në dispozicion të prokurorisë.

Një ditë më parë, Veliu është marrë në pyetje nga prokurori Genci Qana i cili ka marrë në dorën hetimin për audio-përgjimin e bërë publik nga Partia Demokratike.

Ashtu si edhe në dëshminë e tij publike të transmetuar dje nga selia e PD edhe përballë prokurorit, Albert Veliu është shprehur se në audio-përgjim është ai dhe Agron Xhafaj.

‘Në audio-përgjim është zëri im dhe i Agron Xhafajt’, ka konfirmuar Albert Veliu për prokurorinë.