Merr fund dilema, kjo është e ardhmja e Icardit

Pavarësisht kualifikimit të mundshëm në Champions, Mauro Icardi nuk planifikon të largohet nga Inter.

Sulmuesi argjentinas ka gëzuar tifozët e “Nerazzurrëve” duke publikuar fotografi të shtëpisë së tij të re në qytetin e Milanos.

Kështu, Icardi duket se ka hedhur dyshimet se kërkonte ta ndërronte mjedisin pas përfundimit të këtij sezoni.

Icardi është futbollisti kryesor i Interit por me paraqitjet e mira te skuadra nga Milano ka zgjuar interesim nga shumë klube të mëdha evropiane përfshirë edhe Real Madridin.