Vullkani në Hawai që i hodhi shtëllungat e hirit 9 km lart pritet të shpërthejë përsëri

Vullkani Kilauea në Hawai shpërtheu të enjten duke hedhur deri 9 km lart, shtëllungat e hirit, por shkencëtarët paralajmëruan se kjo mund të ishte e para e një vargu shpërthimesh të fuqishme me shumë mundësi brenda disa orëve në vijim.

Gjeologu Mixhelle Cooms i Shërbimit Gjeologjik Amerikan tha në një konferencë shtypi në Hilo se mund të kemi të tjera shpërthime më të mëdha e më të fuqishme.

Banorët e Big island janë paralajmëruar të mbrohen duke nga hiri dhe gazi toksik prej mëse dy javësh kur ka nisur rrjedhja e llavës.