Zbulohet rroga e Guardiolës me kontratën e re te Man City

Me rinovimin e kontratës, Pep Guardiola do të ketë një pagë të lartë te Manchester City.

Trajneri ka nënshkruar kontratë të re deri në vitin 2021.

Kurse, mediat angleze raportojnë se me marrëveshjen e re, Guardiola do të ketë një pagë të lartë në Etihad Stadium.

Guardiola nga sezoni i ri do të paguhet plot 23 milionë euro në sezon.

Por, tani objektivat do të ndryshojnë sepse krerët e Cityt do të kërkojnë që ekipi së bashku me Premierligën të luftojë edhe për trofeun e Ligës së Kampionëve.