Ronaldo jep “OK” për merkaton e Realit, synohen 2 super lojtarë

Real Madrid është 90 minuta larg fitores së Champions League për vitin e tretë radhazi, por ky sezon nuk ka qenë me shumë probleme për madrilenët.

Skuadra e Zinedine Zidane do ta mbyllë në vendin e tretë kampionatin dhe është 15 pikë larg Barcelonës kryesuese.

Gjithashtu, “Los Blancos” u eliminua herët edhe nga Kupa e Mbretit.

Shifrat tregojnë se problemi qëndron te mbrojtja, duke parë se ata kanë pësuar 42 gola në 37 ndeshje të kampionatit, shtatë më pak se Atletico dhe Barcelona të marrë bashkë.

Por, sipas “Don Balon”, përforcimet e ardhshme nuk do të jenë në mbrojtje.

Në fakt, madrilenët duket se kanë vënë në shënjestër dy yjet e Premierligës, Hazard dhe Salah.

Dy objektiva këta që mësohet të kenë marrë edhe miratimin e numrit 7 të Real Madridit, i cili do të mbushë 34 vjeç vitin e ardhshëm, Cristiano Ronaldos.

Salah dhe Hazard, gjithmonë sipas “Don Balon”, pritet të marrin vendet e Karim Benzema dhe Gareth Bale.