FOTO/ Kim Kardashianit i duheshin 6 veta për t’u bërë gati për ‘Met Gala’

Në website-in e saj Kim Kardashian ka shpërndarë foto prapa skenave të përgatitjes për “Met Gala”- duke zbuluar se i duheshin një skuadër prej 6 vetash për ta bërë gati.

37-vjeçarja, e cila veshi një fustan të koleksionit të vjetër Versace, listoi ndihmën e parukierit të saj Chris Appleton, grimierit Mario Dedivanovic, dhe skuadra e ardhur nga “Versace” për t’i qepur fustanin gold tepër të ngushtë rreth linjave të saj.

Fotot gjatë bërjes gati i shoqëroi me mbishkrimin – “Met Gala” është gjithnjë një nga eventet e mia të preferuara për të marrë pjesë. Kërkon shum kohë por gjithnjë ja vlen!