Senati amerikan konfirmon Gina Haspel në krye të CIA-s

Senati amerikan konfirmoi të enjten Gina Haspel në postin e Kreut të CIA-s, megjithë kundërshtitë për metodat e përdorura prej saj gjatë marrjes në pyetje.

Haspel është një zyrtare  e vjetër e CIA-s,  e cili është pjesë e agjensisë prej më shumë se 30 vjetësh dhe nga të gjitha llogaritë është e pëlqyer nga kolegët e saj.

Propozimi i Haspel u shoqërua me polemika për shkak të përfshirjes së saj në programin e "marrjes në pyetje” - tani gjerësisht e konsideruar si torturë.

Haspeli gjithashtu ka punuar për t'u larguar nga teknikat e mëparshme të marrjes në pyetje të CIA-s. Ajo tha gjatë seancës së konfirmimit të saj para Komitetit të Senatit se programi nuk do të rifillonte nën udhëheqjen e saj, por shmangi pyetjet e demokratëve  lidhur me moralin e programit.

Mbështetësit e Haspel thonë se komentet e saj e bëjnë të qartë se ajo nuk do të rifillonte programin dhe se po ndiqte urdhrat në mjedisin që pasoi sulmin më vdekjeprurës terrorist në historinë e SHBA.

"Gjatë gjithë procesit, ajo tregoi sinqeritet, integritet dhe një qasje të hapur ndaj pyetjeve të komitetit. Ajo shfaqi talentin dhe ekspertizën që e bën atë të kualifikuar në mënyrë unike për t'u ballafaquar me sfidat më të mëdha të sigurisë kombëtare të Amerikës, qoftë në fushën e kundërterrorizmit apo të konkurrencës së rinovuar ndërkombëtare midis fuqive të mëdha ", tha përpara votimit të së enjtes kreu i shumicës së Senatit, Mitch McConnell.