", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Nuk humbi vetëm finalen e Europa League, Payet rrezikon edhe Botërorin

Dëmtimi i pësuar në finalen e Europa League përballë Atletico Madridit mund t'i kushtoj shtrenjtë mesfushorit Dimitri Payet, që rrezikon pjesëmarrjen në Kupën e Botës “Rusi 2018”.

Futbollisti francez luajti vetëm 32 minuta në humbjen 3-0 që skuadra e tij, Marseille, pësoi ndaj spanjollëve të Atleticos.

Megjithatë, do të jenë rezonancat magnetike ato që do të përcaktojnë përfundimisht shkallën e dëmtimit dhe kohëzgjatjen që i duhet Payet për t'u riaftësuar, por gjasat janë të pakta që 31-vjeçari të jetë i pranishëm në Rusi.