Senegali, një mini-Angli në Botëror. Publikohet lista

Poloni, Kolumbi, Japoni dhe Senegal. Këto janë katër skuadrat që përbëjnë Grupin H në Botërorin “Rusi 2018”.

Një grup mëse i ekuilibruar në letër, ndonëse sheh favoritë të lehtë Poloninë dhe Kolumbinë.

Por nuk duhet harruar as Japonia, aq më pak Senegali që në përbërje ka futbollistë si Mane (Liverpool) apo edhe Koulibaly (Napoli).

Lista me 23 lojtarët e grumbulluar për në Botëror tashmë është publikuar nga Kombëtarja e Senegalit dhe ajo që bie në sy është se të gjithë mesfushorët luajnë në kampionatin anglez.

Lista

Portierë: Aboulaye Diallo (Rennes, FRA), Alfred Gomis (SPAL, ITA), Khadim Ndiaye (Horoya, GUI).

Mbrojtës: Kalidou Koulibaly (Napoli, ITA), Kara Mbodji (Anderlecht, BEL), Lamine Gassama (Alanyaspor, TUR), Moussa Wague (Eupen, BEL), Youssouf Sabaly (Bordeaux, FRA), Saliou Ciss (Valenciennes, FRA), Salif Sané (Hannover, GER).

Mesfushorë: Alioune Ndiaye (Stoke City, ANG), Cheikh Ndoye (Birmingham, ANG), Cheikhou Kouyaté (West Ham, ANG), Alfred Ndiaye (Wolverhampton, ANG), Idrissa Gueye (Everton, ANG).

Sulmues: Mbaye Niang (Torino, ITA), Diafra Sakho (Rennes, FRA), Moussa Konaté (Amiens, FRA), Ismaïla Sarr (Rennes, FRA), Keita Baldé (Monaco, FRA), Mame Biram Diouf (Stoke City, ANG), Moussa Sow (Bursaspor, TUR), Sadio Mané (Liverpool, ANG).