Ndahet nga jeta Fatmir Hoxha, ja mesazhi prekës i Kryetarit të FRPD-së

Ndahet nga jeta Fatmir Hoxha, ish- i përndjekur politik dhe Kryetar i Partisë të të Drejtave të Mohuara e Re. Hoxha u nda nga jeta pas një sëmundjeje, edhe pse luftoi për 24 ditë me rradhë me vdekjen.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi, shkruan se Hoxha do të mbahet mend si njeri energjik, i patrembur, antikonformist dhe pasionant i pandreqshëm në mbrojtje të bindjeve të tij.

Postimi i Belind Këlliçit

Sot dua te ndaj nje lajm te trishte per te gjithe demokratet. Miku im, antikomunisti i betuar e politikani fisnik Fatmir Hoxha, babai i anetarit te kryesise se FRPD Indrit Hoxha, nderroi jete ne menyre te parakohshme. Fatmiri nuk arriti ta mposhte dot semundjen qe i mori jeten, edhe pse luftoi per me shume se 24 dite me rradhe me vdekjen. Per mua dhe shumekend qe pati fatin ta njohe, ai do te mbetet ne kujtese gjithmone si nje njeri energjik, plot humor e hare, i patrembur, antikomformist dhe pasionant i pandreqshem ne mbrojtje te bindjeve te tij.

Ne emer te FRPD dua ti shpreh ngushellimet me te sinqerta dhe te ndjera, Indritit dhe familjareve e te dashurve te Fatmirit.

Varrimi behet diten e shtune, ora 11:00, ne Tufine. Adresa e vizitave ne familje eshte: Tregu elektrik, rruga "Sali Nivica".