Manchester City shpërblen Guardiolën, firmoset kontrata e re

Trajneri katalanas ka nënshkruar sot kontratë të re, e cila e mban atë në “Etihad Stadium” edhe për 3 sezone.

Kontrata vjen pas suksesit, ku sivjet fitoi Premierligën me 100 pikë, kurse fitoi edhe Kupën e Ligës në shkurt.

“Jam shumë i lumtur dhe i kënaqur. I kënaqur sepse kam mundësi që të punoj këtu. Me pëlqen të punoj me lojtarët e mi çdo ditë dhe do të provojmë të bëjmë më të mirën për vitet që vijnë”, theksoi Guardiola.

“Do të bashkohem me dëshirën e lojtarëve të mi për të bërë një skuadër më të mirë dhe të përmirësohemi në çdo ndeshje. Kemi një skuadër të re me moshë mesatare 23 vjeç dhe do t’i mbajmë shumicën e lojtarëve për të arritur edhe më shumë bashkë në sezonet e ardhshme”, ka thënë tekniku spanjoll.